Në një hotel në qendër të Selanikut u mbajt takimi sekret Dimitrov – Koxias

Në hotelin “Makedonia Pallas” në qendër të Selanikut, është mbajtur, sipas mediave greke takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat në Greqi, takimin e karakterizuan si “sekret” duke pasur parasysh atë që se as nga MPJ-ja e Maqedonisë, as nga MPJ-ja greke nuk është komunikuar as koha as vendi i takimit.

“Në Selanik, në sekret të madh dhe nën masa të rrepta sigurie është mbajtur takimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias me kolegun shkupjan të tij, Nikolla Dimitrov, në periudhë kohore kur dy vendet shpejtojnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për emrin e Shkupit, që të mundet FYROM të integrohet në NATO”, shkruan portali informativ i Selanikut, Voria, transmeton MIA.

Një pjesë e mediave greke publikuan edhe fotografi nga hoteli ku u mbajt takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP