Shkupi nuk ndalet, edhe një emër i madh arrin në Çair

Skuadra e FC Shkupit nga momenti që ka marrë sponsorin e fuqishëm, ka sjellë dhe shumë ndryshime në klub, duke aranzhuar përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë, pastaj nënshkroi marrëveshje me brendin sportiv italian “Kappa”, por nuk ka ndenjur duarkryq edhe në sjelljen e përforcimeve në afatin kalimtar të janarit.

Së fundmi klubi nga Çairi po tregon se me pronarin e ri Shefshet Demiri ka ambicie që për një kohë të shkurtër të kthejë ekipin në një konkurrentë edhe për tituj. Prurja e fundit në kampin bardh e kaltër është golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit të Maqedonisë, Bazhe Ilijoski (130 gola), i cili ka arritur marrëveshje me klubin që të bartë fanellën e kësaj skuadër për 18 muajt e ardhshëm.

Karriera e Ilijoskit është shumë e pasur, duke luajtur në arenën ndërkombëtare, ndërsa në kampionatin vendor ishte pjesë e Rabotniçkit, Metallurgut dhe Pelisterit.
Sulmuesi korpulent që është makineri e golave, ka arritur që tri herë të fitojë titullin kampion me skuadrën e Rabotniçkit, ndërsa pas vete ka edhe pesë tituj fitues i Kupës së Maqedonisë, nga një me Pelisterin dhe Metalurgun dhe tri herë me Rabotniçkin. Gjithashtu ai ka fituar edhe një titull kampion me ekipin tajlandez Bangkok.

Bazhe Ilijoski bëhet futbollisti i katërt që vesh fanellën e FC Shkupit, pasi fillimisht marrëveshje kanë arritur Bllagoja Ljamçevski, Rron Broja dhe Stefan Vujçiç. Sigurisht se tani sulmi me Ilijoskin dhe Jasharovskin do të jetë shumë më i frikshëm për ekipet konkurrente në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL