Haxhi-Lega: Klinika e Gjinekologjisë ua pamundëson nënave të dinë nëse në bark mbajnë foshnje të shëndoshë

Ish drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Marija Haxhi-Lega, ka dërguar demant, si reagim ndaj akuzave të Klinikës se ajo e ka dëmtuar për 150.000 euro për furnizimin e aparateve dhe testeve në funksion “vetëm për qëllime hulumtuese”, ndërkaq pacienteve nuk u është kërkuar që të njëjtat t’i aplikojnë, njofton Portalb.mk.

Haxhi-Lega në letër sqaron se bëhet fjalë për metodë të re, me të cilën prindërit të cilët kanë rreziqe u mundësohet ta mësojnë gjendjen shëndetësore përpara se të lind foshnja, nëse mjekët  dyshojnë për çrregullime gjenetike.

“Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë gjatë pjesës së parë të vitit 2017 është implemtuar metoda më e re (kromozome Microarray analizë) Laboratorinë citogjenetike dhe laboratorinë për diagnostifikim molekular. Punohet në sofistikimin e lartë të medoave me të cilat në fakt zbulohen të ashtuquajturat mikrodele dhe mikrodyfishim në kromozome, ndërkaq në rezultojnë në sindromet gjenetike të cilat edhe më tej manifestohen me pengesa në zhvillim te foshnjet si dhe autizëm. Me këtë prindërve të ardshhëm u mundësohet që në fazën e herhshme të shtatëzënise të kenë informata nëse foshnja e tyre pasi të lind mund të ketë pengesa në zhvillimit psikomotrrik, autizëm dhe jep mundësi nëse do ta vazhdojnë shtatëzëninë ose janë të gatshëm të mbajnë peshë për pasojat. Implementimi i kësaj metode është në pajtueshmëri me “Guidelines” dhe shoqatave më të rëndësishme të gjinekologëve dhe akusherëve, të perinatologëve dhe gjenetistët (ACOG-American College of Gynecology and Obstetrics, RCOG-Royal College of Obstetrians and Gynecologysts, Italian Society of Perinatal Medicine, shoqatës kanadeze të gjinekologëve dhe akusherëve etj.). Por nëse nuk aplikohet kjo metodë, atëherë nënat nuk do të dinë nëse në bark mbajnë foshnje të shëndoshë”, thotë Haxhi Lega.

Haxhi lega thotë se akuzat ndaj saj janë tendencioze, me të cilën, ajo thotë se duan t’ia njollosin reputacionin dhe pret që Klinika e Gjinekologjisë të kërkojë falje ose do ta paditë për shpifje drejtoreshën aktuale Viktorija Jovanovska.

Haxhi Lega më poshtë jep të dhëna se nga të gjithë Guidelines botëror, por edhe listën e sindromeve të cilat mund të zbulohen:

Ndryshe, Klinika e Shkupit për Gjinekologji e padit ish drejtoreshën Marija Haxhi-Lega për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht sipas tyre, ajo e ka dëmtuar klinikën për 150.000 euro me furnizimin e testeve për foshnjën, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të javores “Fokus”, padia kundër Haxhi-Lega është dorëzuar thuajse një muaj, më 16 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkaq më parë më 23 nëntor të vitit 2017, Komisioni Disiplinor për Konstatimin e Fakteve ka konstatuar se nuk ka nevojë që të furnizohen 312 teste, prej të cilëve vetëm njëri kushton 25.500 denarë.

Gjithashtu, përfundimi i komisionit është se Kolegiumi profesional nuk është i njoftuar për furnizimin e testeve, por edhe se nuk është përgatitur program i cili do të punojë me atë teste.

Burimet e javores thonë se testet e tilla i kanë bërë 22 paciente, pa pajtueshmëri të bashkëshortëve, të cilët sipas protokollit patjetër duhet të njoftohen. Megjithatë, të njëjtat paciente nuk kanë marrë rezultate pasi që nuk ka pasur kush t’i lexojë, duke e pasur parasysh se nuk munden të faturohen në Fondin e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button