Çështja e emrit, takohen Dimitrov – Koxias

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot do të takohet me homologun e tij grek Nikos Koxias.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani mbrëmë në emisionin 24 Analiza deklaroi se takimi mes Dimitrovit dhe Koxijasit mund të mbahet në Greqi.

Në qarqet e mediave greke spekulohet se takimi mes shefave të diplomacive me siguri do të mbahet në Selanik, por tani për tani konfirmim për këtë nuk ka nga Ministritë e Punëve të Jashtme të dy vendeve.

MPJ -ja e Maqedonisë konfirmoi për MIA-n se Dimitrov sot do të takohet me Koxijasin.

Bisedimet, do të fokusohen në çështjet me interes dypalësh, si dhe në përforcimin e mëtutjeshëm të masave për ndërtimin e besimit.

Vendi dhe koha e takimit nuk janë kumtuar.

Takimin përmes komunikatës, dërguar gazetarëve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, e komunikuan edhe nga MPJ-ja greke.

Грчко МНР

Por edhe Athina zyrtare nuk zbulon hollësi, as ku dhe në sa ora do të takohen shefat e dy diplomacive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button