Lideri i Demokracisë së Re greke i zbuloi “linjat e kuqe” për kontestin me emrin

Emër i përbërë me përcaktim gjeografik, emër për të gjithë dhe për përdorim të përgjithshëm (erga omnes) dhe përjashtimi i deklaratave irredentiste ose praktikave të tilla nga Shkupi – janë tre parakushtet në “linjat e kuqe” të partisë opozitare greke Demokracia e Re.

Duke folur para anëtarëve të partisë të cilët janë përgjegjës për sektorë të ndryshëm, Kirjakos Micotakis, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, i ka prezentuar linjat e kuqe të partisë dhe ka thënë se Demokracia e Re nuk do të pranojë zgjidhje vetëm për emrin, nëse nuk plotësohen edhe kriteret e tjera.

Lidhur me heqjen dorë prej irredentizmit, ka sqaruar se kjo mund të ndodh vetëm përmes marrëveshjes bilaterale, ndërsa paketa e marrëveshjes për emrin, sipas Micotakis, duhet të miratohet nga KB.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në fjalimin në fillim të takimit, Kirjakos Micotakis, tha se vendi ka linjë kombëtare – ajo që është përcaktuar në Bukuresht në vitin 2008 prej qeverisë së Karamanlisit, ndërsa ky pozicion është pozicion zyrtar i Demokracisë së Re.

“Minimumin që mund ta bëjë Qeveria është ta mbrojë në tërësi pozitën e Bukureshtit. Pasi që emri nuk ka të bëjë vetëm me emrin. Gjithçka më pak se kaq nuk mund të pranohet. Sikurse, gjithsesi nuk mund të pranohet një zgjidhje jo e plotë, që nuk e zgjidh problemin në tërësi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e vendimit, të erga omnes, por edhe të deklaratave të papranueshme irredentiste prej fqinjëve tanë veriorë, të cilët i provokojnë ndjenjat patriotike të të gjithë grekëve, jo vetëm të maqedonasve”, thotë lideri i partisë opozitare, transmeton MIA.

Për Qeverinë e Maqedonisë, Kirjakos Micotakis, sqaroi se duhet në praktikë të tregojë se e respekton ndjeshmërinë e popullit grek në raport me historinë, por edhe të tregojë se ka kapacitet në brendi të vendit për të ofruar një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë. Për Qeverinë greke, nga ana tjetër, tha se nuk fsheh se nuk ka kurrfarë besimi, pasi që, siç thotë, është e aftë të bëjë gjithçka që të qëndrojë në pushtet.

LEXO EHDE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button