SHBA-ja miratoi shitjen e raketave antibalsitke për Japoninë

Qeveria e SHBA-së e miratoi shitjen e raketave antibalistike për Japoninë, me qëllim që të mbrohen prej kërcënimit gjithnjë e më të madh bërthamor dhe raketor nga Koreja Veriore.

Departamenti i Shtetit dje kërkoi nga Kongresi të miratojë shitjen e katër raketave për Japoninë. Kontrata është me vlerë prej 133 milionë dollarësh.

Raketat do të mund të gjuhen prej bartësve të aeroplanëve apo nga sistemi në tokë. Shitja e miratuar ndodh kur Koreja Veriore dhe Jugore filluan me negociatat e para pas më shumë se dy vitesh, duke tentuar që ta zgjidhin krizën në Gadishullin korean, e shkaktuar nga programi bërthamor koreanoverior

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP