Mos ta humbasim mendjen!

Amir Bilalli

Amir Bilalli

Zhan Mone ishte njeriu të cilin me të drejtë e quajnë “Babai i Evropës”, i cili personalisht i ka përjetuar dy tmerret botërore, për të ardhur në përfundim se kompromisi dhe paqja nuk kanë çmim. Ai është autor i një projekti historik – bashkëpunim në vend të luftërave; mirëkuptim në vend të ndasive; afrim në vend të largimit; vlera të përbashkëta në vend të urrejtjes; progres në vend të varfërisë. Dhe ia arriti qëllimit. Ai mendonte se pikërisht atëherë kur problemet na shtrëngojnë, ne duhet të jemi më të fortë. Për dallim nga tonët, të cilët çdo dështim të madh e shesin si një sukses të madh.

Prodhimi i tij – Unioni Evropian, më 12 tetor 2012 në përvjetorin e 60-të të ditëlindjes së tij fitoi “Çmimin Nobel për Paqe”. Gjatë ndarjes së çmimit, kryetari i komitetit Torbjen Jagland tha: “Sot lufta midis armiqve të përjetshëm historikë siç janë  Gjermania dhe Franca është absurd”. Në vend të saj,  kemi unitet, zhvillim të përbashkët, mirëkuptim dhe afrim midis kombeve dhe shteteve. Për 73 vite të plota, familja evropiane jeton pa luftë dhe është gjithnjë e më e larg saj.

Teo Vajgël erdhi te ne pikërisht në ditën kur para 129 viteve më parë kishte lindur Zhan Mone. Ai erdhi për ne, jo për vete. Ai nuk solli me vete makinë magjike me të cilën automatikisht do t’i shërojë mendjet e sëmura të manipuluesve politikë, të cilët antivlerat i konsiderojnë si vlera, të cilët kombëtar e konsiderojnë – urrejtjen, mosbesimin, rrënimin dhe shkatërrimin.

Takimet për pajtim në shtëpinë e Monesë janë projekt i Parlamentit Evropian. Madje edhe sikur mos të ndodh atje, ajo është një mesazh i fortë se diçka e ngjashme duhet të ndodhë diku. Është e mundur edhe këtu brenda shtetit. Edhe në kryesinë e  VMRO-së tashmë e kanë kuptuar se politika refuzuese që e praktikonte udhëheqësia e asaj partie, e solli shtetin në greminë, njerëzit në mjerim dhe vet ata në mjete për qetësim. Madje, nëse kjo nuk ndodh në shtëpinë e Monesë, ndoshta do të ndodhë në ndonjë shtëpi të këtuit, në qoftë se jo dhe në vetë shtëpinë e bardhë të DPMNE-së.

Ne duhet të dimë se këtu problemi nuk është në nevojën e pajtimit mes palëve të grindura rastësisht. E gjithë teknologjia ka qenë e programuar të prodhoj pushtet të pakufizuar dhe para pa kufi. Është e qartë se këtu nuk ka palë të grindura në nivel të opsioneve. Por, këtu kemi një anë të grindur dhe ligjin nga ana tjetër. Kurse me logjikën evropiane nuk është e mundur të pajtohen këto dy struktura. Nga ana tjetër, akoma nuk është zbuluar teknologji e tillë që do të zvogëlojë pasionin anormal për rrëmbim të pushtetit dhe parave. Ndonjë detektor i ardhshëm ndoshta do të mund t’i shpëtojë njerëzit nga gënjeshtarët të cilët me patriotizëm të rremë, do të duan të vijnë deri te paratë e vërteta.

Megjithatë, le të shohim se cilët liderë e kanë sakrifikuar rejtingun e tyre në favor të interesave kombëtare të vendeve të tyre. Franklin Ruzvelti nuk e ka pasur aspak lehtë që ta kundërshtojë gjithë ata izolacionistë amerikan që ta fut ShBA-në luftë kundër fashizmit. De Goli s’e kishte lehtë t’i jepte pavarësinë Algjerisë, edhe pse e par rrezikuar edhe jetën. Në vitin 1962 një organizatë fanatike e quajtur “Organizata e Fshehtë Ushtarake” (Organisation armee secrete), e kishin pritur me breshëri të shtëna. De Gol ishte plagosur, por kishte arritur të shpëtojë kokën gjallë, duke e treguar  veten si një burrë shteti. Sot ai është figurë historike. Ish-presidenti amerikan Xhim Karter i kishte pajtuar kundërshtarët e zemëruar historik Sadat dhe Begin në kushte të acaruara.  Madje edhe fqinji Vuçiq ngadalë po pajtohet me realitetin e Kosovës. Ka plot raste tjera të panumërta të sakrifikimit të rejtingut personal në emër të së mirës së përbashkët. Të gjithë ata u bënë figura historike. Të tjerët përfunduan si qyqarë apo margjinalë. Ndërkaq problemi ynë me Greqinë është një lodër e zakonshme në krahasim me këto. Edhe Kosova u pajtua me flamurin jonacional, stemën, himnin, madje edhe emri  i saj është në gjuhën angleze me shenjë të Serbisë (Kosovo, në vend Kosovë), por që të bëhet shtet, ra dakord me gjithçka. Pasi që ajo damë që pret ta merr princi me kalë të bardhë, mbetet vetëm me kalin. Kurse qeveria jonë që shkoi bëri që me bullgarët më vështirë të pajtohemi për të kaluarën sesa për të ardhmen.

Ndërsa Gruevski, për interesa personale i prishi dhe ata pak pozita mezi të fituara me Greqinë vite me radhë. Deri në vitin 2005 Evropa dhe Shtetet e Bashkuara problemin me emrin e trajtonin si problem bilateral dhe i bënin shtypje Greqisë. Beteja e tyre ishte para kapitullimit. Por, me antikitetin falso, grekëve iu rikthye fuqia. Kurse emri nga problem bilateral u bë ndërkombëtar. Qeveria e fundit duke e lavdëruar  të kaluarën, e varrosi të ardhmen. Tani ata mund edhe mos të pajtohen me këto fakte, por edhe faktet nuk pajtohen me to. Kurse me lopatat e shumta vetëm se na e varrosën të vërtetën dhe ardhmërinë.

UE është  lodhur nga problemet e Ballkanit. Ajo edhe ashtu ka probleme tjera të shumta – Bregzit, Krime, furnizimin me gaz përmes Ukrainës, terrorizmit global, refugjatët, sanimin e Greqisë, problemet me Hungarinë. Ne duhet të nisemi vet, a pastaj të kërkojmë ndihmën e tyre. UE-ja punon mbi bazë të marrëveshjes dhe konsensusit, e jo me inatin e gomarit para urës! UE-ja është krijuar me kriza ciklike, dhe pikërisht ato kishin qenë mundësitë, për tu dëshmuar politikanët e saj. Kurse ajo që gjithë kohën flet Gruevski – “Unë jam i parëndësishëm”, në praktikë u tregua e kundërta. “Analizat e thella” u treguan si shumë të cektë. Nacionalizmi më nuk garanton fitore për askënd. Njerëzit kanë kuptuar se ata mund të jenë të lirë vetëm nëse janë të robëruar nga ligji. Ndërsa  politikanët aktualë, duhet të kuptojnë se me fitimin e pushtetit, nuk duhet të humbasin mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP