Orhan Pamuk: Kultura e shqiptarëve është shumë pranë kulturës turke

Gazetarja Rudina Xhunga, kishte ecur në shumë vende për t’i intervistuar 31 shkrimtarët më të mëdhenj të këtij shekulli. Përmbledhja e këtyre intervistave në librin “Shkrimtarët e shekullit” nis me njërën nga intervistat me nobelistin e njohur Orhan Pamuk, prej të cilit gazetarja kishte nxjerrë edhe opinionin e njohuritë e tij për Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Gazetarja Xhunga, derisa në intervistën e saj nxjerrë në dritë shumë nga puna dhe mënyra e krijimtarisë të autorit Pamuk, i cili përmes gazetares Xhunga rrëfehet për publikun shqiptar, Xhunga në këtë intervistë prezantohet me prejardhjen e saj, duke i kërkuar kështu nga shkrimtari që të ndaj mendimet e tij për Shqipërinë.

“Më lejoni në fillim, të prezantohem. Unë jam shqiptare. Çfarë dini ju për shtëpinë time?”, ishte pyetja e gazetares Xhunga.

“E di që Shqipëria është një vend shumë i vogël. Di gjithashtu se edhe kultura juaj është shumë pranë asaj sonës, ka ngjashmëri, ngjasim. Mund të them se edhe fjalorët e parë turqisht janë bërë nga disa shkrimtarë më origjinë shqiptare. Figura të rëndësishme me origjinë shqiptare kanë ndikim të madh në kulturën moderne të Turqisë. Nëse do të vazhdoj të flas ende, do të më ngjas sikur kulturat e dy vendeve nuk mund t’i mendoj veç e veç por si vazhdimësi të njëra-tjetrës”, përgjigjet nobelisti në pyetjen e gazetares, duke theksuar kështu lidhjen mes kulturës së Shqipërisë më atë të Turqisë.
Ai po ashtu gjatë kësaj përgjigjeje tregon se di edhe për periudhën e izolimit të Shqipërisë dhe se tani Shqipëria po ecën në rrugën e demokracisë. Ai në këtë intervistë tregon se disa nga çështjet e Shqipërisë i ka përfshirë edhe në krijimtarinë e tij letrare, duke thënë se intelektualë turq e kanë ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme.

“Në të vërtetë Shqipëria është një vend në mes të Evropës. Unë di rreth viteve të mbylljes në vetvete të Shqipërisë. Apo edhe për ngjarje të rënda të disa viteve më parë. Madje, kam pasur shokë këtu në Turqi që janë ndikuar nga gjendja që kaloi Shqipëria para një dhjetëvjeçari. Disa prej këtyre çfarë përmenda unë i kam shkruar edhe në librat e mi. Intelektualët turq e kanë ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme. Tani e di që Shqipëria ka kaluar në një sistem demokratik, është një shtet që po forcohet, pasurohet. Shpresoj dhe dua që të vazhdojë me sukses në këtë rrugë”, kështu përfundon përgjigjen shkrimtari i njohur Orhan Pamuk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL