Në vitin 2017 në Siri janë bombarduar afër 900 objekte vitale

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 898 objekte vitale civile kanë qenë shënjestër e sulmeve në Siri vitin e kaluar, në mesin e të cilave bëjnë pjesë shkolla, xhami, qendra shëndetësore dhe vende banimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport në lidhje me sulmet ndaj objekteve vitale në vitin 2017, SNHR bëri të ditur se 898 objekte vitale janë sjellë në gjendje të papërdorshme si pasojë e përleshjeve dhe sulmeve të regjimit të Asadit, Rusisë, opozitarëve dhe grupeve ushtarake kundër regjimit, organizatës terroriste DEASH dhe forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, organizatës terroriste PKK/PYD dhe grupeve të paidentifikuara.

Sipas raportit të rrjetit, 431 objekte janë shënjestruar nga forcat e regjimit, 239 nga forcat ruse të cilët të cilat i kanë ofruar mbështetje ajrore regjimit, 101 nga forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, 29 nga DEASH-i dhe tetë nga PYD/PKK.

Ndërkaq, 24 qendra vitale janë shënjestruar në përleshjet e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve ushtarake kundër regjimit dhe 66 të tjerë nga palë të paidentifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button