Shpërthim zjarri në Kullën ‘Trump’

Një zjarr ka shpërthyer në majë të Kullës Trump në Nju Jork të hënën në mëngjes. Flakët filluan para orës 7:00, konfirmoi Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Zjarr i vogël në kulmin e “Trump Tower” të hënën në mëngjes në Nju Jork shpërtheu në sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së ndërtesës.

Zjarrfikësit u thirrën në grataçielën, që ndodhet në “East 56-th St” rreth orës 7:20. “Zjarri shpërtheu në sistemin e ngrohjes dhe ftohjes së ndërtesës”,- njoftoi FDNY.

Edhe “NBC” njoftoi se, ekipet e zjarrfikësve u ngjitën në majë të Kullës “Trump” për një zjarr të shkaktuar nga pajisjet elektrike.

Nuk pati evakuim dhe as të lënduar, sipas NYPD. Trump ishte në Shtëpinë e bardhë kur shpërtheu zjarri.

Kamerat në majë të “Rockefeller Center”, rreth 7 blloqe larg, tregonin zjarrfikësit që po mblidheshin në majë të ndërtesës prej nga dilte tymi.

Njerëzit kanë publikuar imazhe dhe video në rrjetet sociale, që tregojnë tymin duke u ngritur nga ndërtesa, në të cilën  ka si banorë dhe biznese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button