Kotevski: Maqedonia mund të gazifikohet për dy vite

Nuk është falënderuese të japim afate, por për dy vite mund të kemi gazifikim në Maqedoni nëse komunat punojnë në procesin paralelisht me Resurset energjetike të Maqedonisë, thotë drejtori i REM, Bllagojçe Koteski në intervistë për MIA-n.

“REM e zhvillon transportin dhe e dërgon gazin deri te stacioni kryesor rregullator në qytete, ndërsa prej aty vetë komunat do të duhet të ndërmarrin iniciativë, ta rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të mundësojnë strukturë e cila do ta kryejë distribuimin në mjedisin e qytetit. Nëse këto dy aktivitete bëhen paralelisht, që do të thotë nëse e ndërtojmë rrjetin kombëtar, e komunat e fillojnë pjesën e tyre, e cila për ta filloi më 18 dhjetor, do të kemi situatë ku do të jemi të befasuar këndshëm nga shpejtësia e gazifikimit të shtetit”, thotë Kotevski.

Në Maqedoni deri tani janë gazifikuar vetëm Strumica dhe Kumanova, ndërsa në Shkup, thotë, për fat të keq, edhe pse gaz për 20 vite, për shkak të interesave të caktuara, mos të them profitere, distribuimi për gazifikim nuk është bërë. kemi edhe situatë në Krtiva Pallankë, e cila nuk u gazifikua, ndërsa përrreth saj kalon gazsjellësi kryesor veçmë 20 vite.

Kotevski potencoi se është sjellur gaz deri te bllok stacioni Shtip dhe se deri në janar të vitit 2020 duhet të arrijë deri në Manastir, ndërsa në atë periudhë do të mund të jenë të gazifikuar edhe Prilepi, Negotina dhe Kavadari.

Aktivitetet në vendndërtimin e parë Bllok stacioni 5 deri Negotinë, janë nga fundi dhe janë realizuar 84-85 për qind. Afati i parashikuar, mjedisi i dhjetorit, siç thotë, ka kaluar, ndërsa si problem e potencon shpronësimin, por siç thotë, edhe qasjen e pushtetit të kaluar ndaj REM-së.

Sipas Kotevski, nga pushteti i ri ka klimë pozitive për projektin për gazifikim të shtetit, për këtë vit janë miratuar 32 milionë euro ekskluzivisht për ndërtim të projekteve të fillluara, dhe rreth 10 milionë euro shtesë për zgjidhjen e marrëdhënieve pronësore-juridike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button