Zaev për TV Alfa greke: Me Cipras ndajmë vlera të njëjta të udhëheqjes

Optimizëm dhe bindje se të dyja palët kanë kapacitet dhe mund të gjejnë zgjidhje për problemin me emrin deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018, shprehu kryeministri i Maqedonisë në një intervistë për televizionin grek Alfa, Zoran Zaev, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, tha se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet, me komentin se një zgjidhje e tillë ekziston, por shmangi të zbulojë detaje, për, siç tha, “të mos e shkatërrojë procesin negociues”.

Zaev komentoi se me Cipras ndajnë vlera të njëjta të udhëheqjes,  janë të lindur në të njëjtin vit, dhe kështu “mund të ketë dashur Zoti të lindim në të njëjtin vit që të mund pikërisht ne liderët të zgjidhim një problem esencial i cili ekziston midis dy vendeve tona”.

“Jam i bindur se ekziston një zgjidhje dhe rendi është që natyrisht atë zgjidhje për qytetarët e Greqisë ta kumtoi kryeministri Aleksis Cipras, ndërsa unë qytetarëve të mi këtu t’ua kumtoj zgjidhjen. Por, besoj se ekziston mundësi që deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018 të gjejmë zgjidhje, e cila definitivisht do ta përparojë bashkëpunimin midis dy vendeve tona dhe kur përfundimisht, unë do të mund të them si kryeministër i vendit tim, se kemi hasur edhe në një alet të madh dhe ai është fqinji jonë jugor”, tha kryeministri i Maqedonisë në intervistë.

I pyetur për linjat e kuqe, tha se nëse ekzistojnë linja të kuqe ato të jetë vetëm frena ose bllokada në gjetjen e zgjidhjes.

“Linja jonë e kuqe është linja e cila ndriçon fuqishëm si prijëse në rrugën për të ardhur deri në zgjidhja përfundimtare e problemit”, porositi Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë zbuloi se do të dëshironte të takohet edhe me liderin e Grekëve të pavarur, Panos Kamenos dhe me liderin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, por pasi fillimisht të takohet me kryeministrin grek Cipras.

Zaev në intervistë disa herë përsëriti se përcaktimi strategjik dhe vizioni është që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, porositi se me Greqinë duhet  të jemi miq, ndërsa për Maqedoninë, tha se angazhohet për vend modern, ekonomikisht stabile, përgjegjëse sociale, e cila beson në standardet e BE-së.

“Unë besoj se përfundoi koha që Ballkani të jetë fuqi e barutit dhe po vjen koha kur Ballkani duhet të prodhojë paqe, stabilitet, bashkëpunim, lidhje të rrjedhës dinamike dhe të lirë edhe të njerëzve edhe të ideve”m sqaroi kryeministri i Maqedonisë.

Zaev në disa raste e dha porosinë se është e e nevojshme të jemi të kthyer ndaj ardhmërisë, e jo të robëruar në të kaluarën.

Gazetari i televizionit Alfa, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina kërkoi mendim nga Zaev edhe për marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së, që çka Zaev shfaqi shpresë se Maqedonia dhe Greqia mund të jenë shembull për zgjidhjen e problemeve.

“Jam i bindur se zgjidhja e problemit që ekziston midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë mund të jetë me të vërtetë një model i mirë për zgjidhjen edhe të problemeve tjera që ekzistojnë në botë”, porositi Zaev në intervistën për televizionin grek Alfa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP