Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me erë të dobët jugore, nëpër luginat mjegull. Temperatura minimale do të lëviz prej minus tre deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, me erë të dobët jugore dhe me paraqitjen e mjegullës dhe vranësira të ulëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius.

Deri të mërkurën moti do të jetë stabil dhe i thatë me paraqitjen e vranësirave mesatare deri në të konsiderueshme dhe kryesisht me erë të dobët jugore. Temperatura e ditës do të jetë mbi mesataren për  këtë periudhë të vitit, veçanërisht në vendet më të larta dhe malet.

Nëpër lugina, duke e përfshirë edhe atë të Shkupit do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të dobëta, ashtu që temperatura e ditës në këto vende do të mbetet e ulët. Deri të mërkurën pasdite në pjesët perëndimore dhe jugore priten reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button