Këto janë 5 arsyet përse femrat akumulojnë të gjithë dhjamin në zonën e barkut

Dhjami i akumuluar në zonën e barkut nuk është vetëm një problem estetik që ju bën të ndiheni të pasigurtë kur ekspozoni trupin në plazh ose kur ju duhet të provoni veshje në një dyqan. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, shkruan Femra. Dhjami në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë.

Ja e pranuam se dhjami përreth belit është i rrezikshëm, por çfarë mund të bëjmë për të? Fillimisht duhet të shmangen ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë të sheqerit. Të gjithë mund të përfitojmë duke ndjekur dietën mesdhetare, të pasur me produkte të freskëta, fruta, perime, drithëra, yndyra të shëndetshme, dhe duke limituar mishin e kuq. Lëvizja me shpesh nga kolltuku gjithashtu nuk do t’ju bëjë keq. Çfarëdo që mund të bëni për të hequr dhjamin në bark, sikur edhe pak centimetra, ju bën më të shëndetshëm. Megjithatë, disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse vini bark:
Nëna ka formë të trupit ‘mollë’: Pjesa e trupit ku depozitohet yndyra lidhet shumë me gjenetikën. Me një vështrim të shpejtë tek pema e familjes mund të zbuloni nëse keni prirje për të pasur formë të trupit si “mollë” apo “dardhë”. Ata të cilët gjenet i lidhin më shumë me formën e trupit “mollë” duhet të jenë më të zellshëm për t’u stërvitur dhe të limitojnë kaloritë nëse nuk duan që të vënë bark.

Ndryshimet hormonale: Gjatë periudhës së menopauzës, edhe gratë të cilat kanë formë të trupit “dardhë”, ku pjesa më e madhe e peshës trupore përqendrohet tek kofshët, fillojnë të vënë bark. Rënia e niveleve të estrogjenit, së bashku me ngadalësimin e metabolizmit me rritjen e moshës janë disa nga arsyet përse mund të vini bark.

Vuani nga sindroma policistike e vezores: Sindroma policistike e vezores prek rreth 10-20% të grave gjatë viteve riprodhuese. Këto gra kanë nivele më të larta të testosteronit dhe shpesh e gjejnë veten duke shtuar peshë, sidomos rrethe belit. Duke qenë se meshkujt kanë zakonisht formë të trupit “mollë”, mendohet se nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë këtë formë tipike “mashkullore” të shtimit në peshë. Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë çrregullime të ciklit menstrual, qime të shumta në trup dhe akne.

Nuk po flini sa duhet – ose po flini më shumë seç duhet: Si pagjumësia (kur flini më pak se 6 orë), ashtu edhe kur e teproni me fjetjen mund të çojnë në shtim të dhjamit në pjesën e barkut. Nëse e privojmë gjumin, metabolizmi fillon të ngadalësohet për të ruajtur energjitë, dhe fillojmë të hamë ushqime të pashëndetshme. Prandaj trupi fillon t’i ruajë kaloritë si dhjam, sidomos përkthe pjesë së belit. Sa i përket vënies së barkut për shkak të fjetjes për orë të zgjatura, shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Megjithatë mund të ndodhë sepse më shumë kohë në shtrat përkthehet në pak kohë të qenët aktivë.

Stresi: Kur jeni i stresua, trupi fillon të prodhojë kortizol, një hormon që bën kërdinë në trup të paktën në dy mënyra. Së pari, ai ju shton dëshirën për të ngrënë ushqime me yndyra dhe sheqer. Kortizoli gjithashtu alternon metabolizmin e trupit, kështu digjni më pak kalori dhe depozitoni më shumë dhjam në trup.

One thought on “Këto janë 5 arsyet përse femrat akumulojnë të gjithë dhjamin në zonën e barkut

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP