Theresa May paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar britanik

Kryeministrja britanike, Theresa May, paralajmëroi ndryshimin e përbërjes së kabinetit të saj qeveritar në tentimin për të forcuar pushtetin para fazës kyçe të negociatave mbi Brexit, transmeton Anadolu Agency (AA).

May paralajmëroi se ndryshimet në Qeveri mund të bëhen së shpejti, ndërsa ndryshimi i parë pritet tashmë të hënën.

Pushteti i kryeministres britanike u dobësua pas rezultatit të dobët të partisë së saj konservatore në zgjedhjet që u mbajtën në qershor të vitit të kaluar, gjë që solli deri te formimi i Qeverisë së pakicës.

Muajin e kaluar forcoi pozitën e saj pasi Bashkimi Evropian pranoi të fillojë bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe.

May në intervistën e publikuar sot për BBC deklaroi se shpreson për marrëveshje me BE-në mbi periudhën e tranzicionit pas Brexitit, deri më 31 mars, dhe draft-marrëveshjen për tërheqjen e deri në fund të vitit. Britania e Madhe duhet të braktisë BE-në më 29 mars të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button