Shkup, janë djegur dy automjete

Dy automjete të markës “golf” në dy lokalitete të ndryshme në Shkup janë djegur gjatë natës.

Siç kumtoi MPB, mëngjesin e sotëm në rr. Boro Menkov” në Shkup, nga persona të panjohur deri më tani, është shkaktuar zjarr në automjetin motorik “Golf 5” me targa të Shkupit, pronë e E.A. (26) nga Shkupi. Në zjarr është djegur vetëm pjesa e përparme ku është i vendosur motori. Zjarri është shuar nga ana e Brigadës së zjarrfikësve.

Rreth 30 minuta pas mesnate në f. Pobozhje është gjetur një automjet motorik i djegur “golf 1” me targa të Shkupit, pronë e N.M. nga f. Kuçevishtë, i Shkupit, e cila është vjedhur paraprakisht.

Sipas MPB-së, nga 05.01.2018 automjeti është kërkuar me telegram nga Stacionin policor Çair.

Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për vërtetimin e shkaqeve për vënien e zjarrit në dy rastet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP