Përplasje mes një tankeri iranian dhe anije transportuese kineze, janë zhdukur 32 persona

Një tanker iranian për naftë u përplas me një anije transportuese dhe u përfshi nga zjarri në afërsi të bregut lindor kinez, me ç’rast 32 persona konsiderohen të zhdukur, mes të cilëve numri më i madh janë iranianë, kumtoi Ministria kineze e Transportit.

Tridhjetë iranianët e zhdukur dhe dy shtetas të Bangladeshit janë anëtar të ekuipazhit të tankerit “Sançi”, nga i cili ka rrjedhur naftë dhe anija është përfshirë nga zjarri. Në vendin e incidentit autoritetet detare kineze kanë dërguar anije policore dhe tre anije për pastrimin e vendit të përplasjes.

Ekuipazhi 21 anëtarësh i anijes transportuese kineze është shpëtuar.

Roja bregdetare e Koresë Jugore, gjithashtu, dërgoi anije të saj dhe aeroplanë të ndihmojnë në hetim.

Tani për tani ende nuk dihet shkaku për përplasjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button