Edhe Berisha i Shkupit në Shqipëri

Ka vazhduar “egzodi” i futbollistëve nga Maqedonia për në kampionatin shqiptar, i fundit që ka arritur në Superligën shqiptare është mbrojtësi me përvojë, Sedat Berisha.
Berisha ka mbërritur pasdite në Shkodër dhe pas bisedimeve me administratorin Gjyrezi, kanë rënë dakord me kushtet e kontratës duke kaluar më pas në firmosjen e saj.
Berisha ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe do jetë pjesë e Vllaznisë deri në fund të vitit 2018. Në prononcimin e tij të parë si futbollist kuqeblu, ai është shprehur: “E kam pritur me shumë kënaqësi ofertën për të ardhur në Shqipëri tek Vllaznia, kjo skuadër me shumë emër dhe padyshim që do të përpiqem të jap më të mirën time. Vendi që ajo ka sot në renditje nuk i shkon për shtat dhe bashkë me të gjithë shokët e ekipit, do të bëjmë çmos që ajo të ngjitet në vendin që i takon”.

Berisha ka një karrierë të pasur si futbollist teksa përveç aktivizimeve në Maqedoni me Shkupin Shkëndijën e Tetovës, Metalurgun, e ekipeve të tjera, ka luajtur edhe në Turqi dhe Kuvajt. Tashmë vjen tek Vllaznia dhe nga dita e nesërme do jetë në stërvitje për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Gjoka. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button