Zuckerberg pranoi defektet e Facebook-ut

Mark Zuckerberg e pranon se Facebook-u ka probleme, ndreqjen e të cilave, siç thotë, e ka kthyer në sfidën e vet personale të vitit 2018, njofton TCH.

Përmes një postimi në rrjetin social të krijuar prej tij, 33-vjeçari rrëfeu se kërkon që viti i porsahyrë të ndihmojë në përmirësimin e platformës së shtrirë në mbarë botën. Facebook-u, u shpreh Zuckerberg, po bën shumë gabime në zbatimin e politikave të tij. Vitin e kaluar, gjiganti i mediave sociale u përball me një rrebesh kritikash për qëndrimin e mbajtur lidhur me heqjen e përmbajtjeve abuzive dhe komenteve ekstreme si dhe me pyetje të shumta që rrethojnë rolin e tij në përhapjen e lajmeve të rreme.

Muajin e kaluar, ligjvënësi konservator britanik Damian Collins, kryetar i Komitetit Parlamentar të Kulturës, Medias dhe Sportit, e akuzoi Facebook-un se nuk po bën praktikisht asnjë përpjekje për të ndihmuar hetimet mbi “fake news” dhe ndërhyrjen e supozuar ruse në politikën britanike. Komiteti i Çështjeve të Jashtme e fshikulloi dhe ai nga ana tjetër, së bashku me Twitter-in dhe Google-n, se po nxjerrin përfitime nga urrejtja që qarkullon në platformat e tyre.

Zuckerberg shpall për çdo vit, që prej vitit 2009, një sfidë personale. Ato të mëhershmet përfshijnë zotimin për të vizituar çdo shtet të Amerikës, për të mësuar gjuhën kineze e për të ndërtuar një sistem inteligjence artificiale për shtëpinë e tij.

Një prej çështjeve në të cilat premton të fokusohet më së shumti këtë radhë është mbrojtja e komunitetit nga abuzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP