Qyteti i Shkupit apelon të mos ndizen zjarre për Buzmin

Autoritetet qytetare apelojnë deri te banorët në Shkup të përmbahen nga ndezja e zjarreve për festën e Buzmit me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri i ambientit.

Muajin e kaluar, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov ju bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur për festën e Buzmit. Kryetarët e të gjitha komunave të Shkupit sivjet sollën vendim dhe për ndalesë për ndarjen e drunjve nga komunat për atë qëllim, që të pengohet ndotja shtesë e ajrit në kryeqytet.

Qytetarët mund të paraqesin ndezjen e zjarrit në ambient të hapur në linjën telefonike 193.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button