Përmirësohet kontrolli i importit paralel të ilaçeve

Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe e konfirmoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore, me vendim për ta dorëzuar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Me zgjidhjet e propozuara, veledrogeritë obligohen të sigurojnë dokumentacion me vëllim më të madh, i cili ka të bëjë me cilësinë e ilaçeve të cilat janë subjekt i importit paralel.

Në mënyrë shtesë me këtë propozim-ligj saktësohet mënyra e dhënies së miratimit për importit paralel në kuptimin e konfirmimit të kritereve edhe atë me sigurimin e Certifikatës për cilësi të ilaçit që është subjekt i importit paralel i bashkëngjitur në origjinal. Certifikata për cilësi duhet të jepet nga ana e prodhuesit të ilaçit ose nga laboratori i autorizuar nga organi kompetent i vendit prodhues ose nga vendi eksportues i ilaçit.

Në këtë mënyrë mundësohet kontroll më i mirë i cilësisë së çdo serie të ilaçeve të cilat janë subjekt i importit paralel dhe sigurohen ilaçe të sigurta nga importi paralel dhe mbrojtja e pacientëve nga ilaçe eventuale jocilësore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button