Kërkohet kontakt i shtuar me institucionet për avancim të të drejtave të familjeve me një prind

Intensifikim i kontaktit me institucionet në drejtim të ndryshimit të ligjeve dhe krijimit të politikave për avancim të të drejtave të familjeve me një prind është qëllimi i organizatës civile “Një mundet” për vitin 2018, transmeton MIA. 

Qëllime primare janë definimi i termit prind kryefamiljar dhe cilat benifite duhet t’i ketë prindi i tillë dhe fëmijët nga konstrukti i tillë familjar, si dhe krijimi i regjistrit të familjeve me një prind diçka që në shtetin tonë ende nuk ekziston.

Kjo organizatë sot e mbajti mbledhjen e dytë, ndërsa në mars të këtij viti do ta shënojë dyvjetorin prej se është regjistruar zyrtarisht.

Përveç kontaktit dhe presionit ndaj institucioneve, janë paraparë aktivitete për rritje të sensibilitetit të opinionit për të drejtat e familjeve me një prind, përmes publikimit të storjeve për përvojat e prindërve të tillë dhe fëmijëve nga familjet e tilla përmes ueb faqes së organizatës.

Fokusi këtë vit do të vendoset edhe në intensifikimin e punës së ndërmarrjes sociale “Njëra bën”, që punon në kuadër të organizatës dhe e cila prodhon kozmetikë organike, si dhe në rritjen e punësimit të prindërve kryefamiljarë në suaza të kësaj ndërmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button