Sulmuesi i Arsenalit i ofrohet Milanit, kërkon të bashkohet me “djallin”

Teo Uolkot i vetë ofrohet Milanit. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, me sulmuesin që pret një përgjigje nga klubi kuqezi për merkaton e janarit, njofton “Panorama“.

Sulmuesi anglez nuk po gjen hapësira tek formacioni i Arsen Venger, dhe kërkon të ndërrojë ambient. “Corriere dello Sport” shkruan se formula e transferimit do të jetë huazim me opsion blerje. Gjithashtu, futbollisti duhet të ulë ndjeshëm pagën, nëse dëshiron të bashkohet me djallin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button