Islanda solli ligj për rroga të barabarta mes burrave dhe grave

Islanda e para në botë solli ligj sipas të cilit kompanitë janë të obliguara që për punën e njëjtë, në mënyrë të barabartë të paguhen burrat dhe gratë dhe se prej tani do të jetë ilegale që burrat të paguhen më shumë se gratë.

Politikanë të shumtë dhe aktivistë për të drejta të njeriut konsiderojnë se Islandën duhet ta ndjekin edhe shtetet e tjera.

Prej 1 janarit, ndërmarrjet dhe agjencitë qeveritare me mbi 25 të punësuar do të duhet të posedojnë certifikatë nga qeveria për politikë për rroga të barabarta të grave dhe burrave.

Ata që nuk do t’i respektojnë ato masa, do të duhet të paguajnë dënime. Ky hap është pjesë e insistimeve që deri në vitin 2022 të çrrënjoset pabarazia mes gjinive kur janë në pyetje rrogat.

Rregulla të ngjashme kanë edhe Zvicra dhe shteti fderal amerikan Miçigen, por Islanda e para në botë atë rregull e shndërroi në ligj dhe e shpallën si obligativ. Ligjin e mbështetën të gjitha partitë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button