Nuk gjeni kurrë çfarë të vishni? Ja si të ndërtoni garderobën e duhur

Herët a vonë na ndodh të gjithëve: na duhet të dalim për një darkë apo duhet të shkojmë me pushime, e kur hymë nën dollap nuk gjejmë asgjë për të veshur apo për të future në valixhe.. nëse ju ndodh në një kohë mos u mërzizsni, konsiderojeni si një fatkeqësi që na prek të gjithëve. Sidoqoftë, nëse e gjejmë veten përpara një dileme dhe problem të tillë, atëhere është më mirë të filloni të veproni për të rregulluar problemin. Nëse veshjet që keni nuk i përshtaten stilit tuaj, atëhere është më mirë të filloni në ndërtimin e një garderobe të drejtë dhe shamngni ato që nuk ju duhen, shkruan Borod.al. 

Veshjet për kapriço. Për fat të keq ne jemi nga ato që blemë veshje edhe kur nuk kemi nevojë. Nuk i rezistojmë dotë zbritjeve që shohim nëpër dyqane dhe kjo na shtynë të blemë veshje që e dimë se nuk kemi për ti veshur ndonjëherë. Prandaj përpara se të futeni nën një dyqan që tregon se ka zbritje mendohuni mirë. Ai përballoni disa veshje vetëm për kapriço?

Blini veshjet kryesore fillimisht: ka disa veshje pa të cilat ne nuk bëjmë dot, prandaj fillimisht kushtojini rëndësi blerjes së: pantallonave, këmishave, xhaketave dhe këpucëve. Lërini për një moment fantazitë. Zgjidhni copa që mund të koordinohen me njëri-tjetrin, duke i dhënë përparësi ngjyrave neutral.

Ji e vetëdijshme për formt e tua: zgjidhini me kujdes rrobat që i përshtaten trupit tuaj, duke filluar me masën e duhur. Mëso të vlerësosh format e tua. Jo të gjithë veshin të njëjtat gjëra dhe ndjehen rehatë me të njëjtin stil.

Veshje për çdo rast: mendoni për ditën tuaj ose javën tuaj tipike dhe bëni blerje në përputhje me rrethanat. Gjithsesi bëni mirë të keni ndonjë veshje për çdo rast që mos kapeni në befasi. Në blerjen e diçkaje kushtojini rëndësi edhe pëlhurës e cilësisës së asaj që do të merrni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button