Egjipti zgjat për herë të 3-të gjendjen e jashtëzakonshme

 Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, ka publikuar dekretin lidhur me zgjatjen për 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë shtetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Egjiptit, MENA, Sisi ka zgjatur edhe 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e cila do të jetë e vlefshme që nga 13 janari.

Në dekret thuhet se Sisi u ka dhënë policisë dhe forcave të armatosura autoritet për të marrë të gjitha masat e duhura kundër terrorizmit dhe për të ndaluar financimin e tij, si dhe për të ofruar sigurinë e jetës dhe të pronës në vend.

Për të hyrë në fuqi ky vendim duhet të miratohet nga dy të tretat e Parlamentit të Egjiptit.

Me këtë dekret të presidentit Sisi, gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur për herë të tretë. Gjendja e jashtëzakonshme, sipas kushtetutës së Egjiptit, u jep autoritete të jashtëzakonshme drejtuesve të shtetit.

Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë shtetin pas sulmeve me bombë ndaj kishave në Tanta dhe Aleksandri më 9 prill 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button