Tramp u kërcënua me ndërprerje të ndihmës financiare për palestinezët

Presidenti amerikan Donald Tramp pranoi se procesi paqësor i Lindjes së Afërt është në qorrsokak dhe u kërcënua se do ta pengojë ndihmën financiare për palestinezët.

“Ju dërgojmë palestinezëve qindra milionë dollarë në vit dhe nuk marrim as falënderim, as respekt. Ata madje as nuk dëshirojnë të negociojnë marrëveshjen shumë të shtyrë paqësore me Izraelin. Ne e ‘tërheqim Jerusalemin nga tavolina’ – pjesa më e vështirë e negociatave dhe për këtë Izraeli do të duhet të paguajë më shumë. Por, pasi palestinezët nuk dëshirojnë të negociojnë për paqe, pse në përgjithësi në të ardhmen të bëjmë pagesa të tilla të mëdha”, ka shkruar Tramp në në Tuiter.

Presidenti i SHBA-së në disa raste shprehu gatishmëri për negociata për paqe në Lindjen e Afërt, me qëllim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare midis Izraelit dhe palestinezëve.

Tramp shkaktoi reagime të shumta në vendet arabe dhe myslimane pasi e njohu Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button