Vidhet një automobil në Shkup

Është vjedhur një automobil mbrëmë në rr. “Kemal Sejfulla” në Shkup.

Shkupjani F.L. (25) ka denoncuar se mbrëmë në orën 23:40 deri në orën 23:45 në rr. “Kemal Sejfulla” nga ana e një personi të panjohur i është marrë automjeti “Pasat” me targa të Shkupit. Në veturë ka qenë edhe portofoli, dy letërnjoftime, dy dokumente udhëtimi, një telefon celular dhe 250 euro, me çka kryerësi është bërë me përfitime joligjore prej rreth 1.230.000 denarë.

Siç informojnë nga MPB-ja, grabitësi ka ardhur deri te mjeti i parkuar, i cili është ndezur edhe me çelës në bravë, ka hyrë në të dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button