Maqedoni, Blloku 2 në TEC Manastir kthehet në rrjet

Pas pezullimit 15-orësh për shkak të ndërprerjes në rrjetin ndihmës të energjisë elektrike, Blloku 2 në TEC Manastir u kthye në rrejt, njoftoi SHA “Elektranat e Maqedonisë”.

“Pas protokollit për konfirmimin e arsyes, mënjanimin e saj dhe verifikimin e të gjitha parametrave, momentalisht vazhdon ristaurimi i bllokut dhe deri në orën 13:00 Blloku 2 do të kyçet në rrjetin e sistemit elektro-energjetik të Republikës së Maqedonisë”, citohet në njoftim.

Pezullimi i punës u bë dje në orën 19:57 minuta, ndërsa siç informojnë nga SHA ELEM pas inspektimit të bërë u konfirmua se kjo erdhi si pasojë e ndërprerjes në rrjetin ndihmës të energjisë dhe se nuk ka defekt më të madh teknik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button