Han: Ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor

 Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han theksoi sot se ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Ai në Tuiter kumtoi se viti i kaluar ishte përplot me sfida.

“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Han.

Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta.

“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button