Çdo amvisëri harxhon nga 1.000 denarë në muaj për mjekim

Çdo amvisëri në Maqedoni, harxhon nga 1.010 denarë për shëndetësi, ose 298 denarë për person, edhe përskaj asaj që Maqedonia ka mbulim universal të popullatës në sistemin e sigurimit shëndetësorë. Gjysma e këtyre parave janë për barna, njofton Portalb.mk.

Sipas anketës të kryer në korniza të projektit “Sigurim shëndetësor universal në Republikën e Maqedonisë – efekte  nga zbatimi i projektit Fondi për sigurim shëndetësor për të gjithë”, qytetarët edhe përskaj asaj që janë të siguruar nëpërmjet Fondit për Sigurim Shëndetësor, nga xhepi i tyre për shëndetësi në vjet ndajnë 34% nga harxhimet, ndërkaq 49% prej tyre janë për furnizimin e barnave.

Ekspertët të cilët kanë punuar në studimin, thonë se shteti duhet që të bëjë analiza shtesë se për çfarë ndodh kjo dhe të ndërmarrë masa për ta mbrojtur popullatën nga harxhimet financiare shtesë, të cilat në disa raste munden që qytetarët t’i vendosin përpara pragut të varfërisë.

Për më shumë rreth studimit lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button