Kasami: Punët mbetën pa u bërë, do të kërkojmë llogari nga nënshkruesit e Deklaratës të përbashkët të partive shqiptare

Pasi ja dhamë të gjitha shanset e mundshme kësaj qeverie për t’u dëshmuar në angazhimin e asaj që të paktën deklarativisht e thoshin, pra reformave që duhen bërë sidomos atyre reforma që dalin nga rekomandimet e Pribesë, sot mund të konstatojmë se në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë, kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në takim e fund-vitit me anëtarët e partisë së tij.

“Mesazhi më i qartë i epilogut të zgjedhjeve lokale dëshmon një gjendje reale të re, pra shqiptarët sot në qeveri janë të përfaqësuar nga partia e cila është humbëse dhe që nuk ka shumicën e votave të shqiptarëve në Maqedoni. Shkaku i këtij realiteti të ri politik, Lëvizja Besa së shpejti do iniciojë edhe një takim të partive nënshkruese të Deklaratës të përbashkët të partive shqiptare, ku do duhet të jepet një raport se çka është realizuar nga pikat e asaj deklarate si dhe të BDI të jap llogari për çështjet që kemi patur zotime të qarta pse janë prolonguar apo nuk janë diskutuar fare.” tha ai.

Sipas Kasamit, Maqedonisë i nevojitet një menaxhim serioz, i drejtë, i pa-komromistë me korrupsionin dhe krimin si dhe intensifikim i reformave që do përshpejtojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si alternativa të vetme për të ardhmen e këtij shteti.

“Çdokush që do punojë në këtë drejtim e ka mbështetjen e Lëvizjes Besa pa asnjë kalkulim dhe çdokush që do bëjë pengesa në këtë rrugëtim do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike dhe demokratike.” tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button