Indi, propozohet ligji që shpall vepër penale “instant-divorcin”
Qeveria e Indisë dorëzoi të enjten në Parlament një propozim ligj i cili do të shpall për vepër penale instant-divorcin, i njohur si “divorci i trefishtë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë prezantimit të propozimit, ministri për Ligj dhe Drejtësi, Ravi Shankar Prasad, të njëjtin e quajti si “një ditë historike” për Indinë, ndërkohë që nuk munguan reagimet negative nga shumë opozitarë në Parlament.
Në adresimin e tij në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Prasad tha se ligji në fjalë synon barazinë në shoqëri.
Një propozim i tillë, erdhe pasi paraprakisht Gjykata Supreme e Indisë “divorcin e trefishtë” e shpalli antikushtetues.
Bëhet fjalë për një traditë muslimane me të cilën burri mund të divorcojë bashkëshorten e tij duke e përsëritur tre herë fjalën ”të divorcoj”.
Propozim ligji në fjalë parasheh tre vite burg dhe një gjobë për secilin musliman i cili do të vë në praktikë instant-divorcin, dhe si i tillë do të vlejë në tërë shtetin, me përjashtim të shtetit Xhammu Kashmir në veri të vendit.
Ligji gjithashtu u jep të drejtë grave muslimane për mirëmbajtje pas divorcit. Brenda tij ka një dispozitë me të cilën parashihet që gratë e divorcuara të fitojnë të drejtën për kujdestarinë e fëmijëve të tyre të mitur.
Përdorimi i “divorcit të trefishtë”, është shtuar dukshëm në vitet e kaluara, ku si pasojë burrat kanë divorcuar gratë e tyre përmes letrave të shkruara, sms porosive, madje edhe përmes Facebook-ut.