Kreu i BFI-së u dekorua nga presidenti i Tramp me çmimin presidencial “Për arritje jetësore”

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, H. Sulejman ef. Rexhepi, u dekorua me çmim presidencial, “Për arritje jetësore” e nënshkruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

Ceremonia për ndarjen e këtij çmimi u mbajt sot, ku përfaqësuesi nga Florida, Otto von Feigenblatt i dha çmimin Kreut të BFI-së në emër të Presindetit Donald Tramp për arritje jetësore.

Sipas Bashkësisë Islame ky çmim në Maqedoni është hera e parë që dikush e fiton.

Kreu i BFI-së, H.Sulejman ef.Rexhepi në fjalimin e tij falenderoi Profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Florida, Otto von Feigenblatt i cili dha çmimin e firmosur nga presidenti Tramp.

Rexhepi u shpreh se ky çmim për të nuk është rastësishëm sepse SHBA-ja di t’i vlerësojë punët, të respektojnë, të përkrahin dhe shtet i cili di të mirëpresë dhe të ia shprehë mirënjohjet e veta secilit që angazhohet dhe përkujdeset për të mirat e të gjithëve dhe gjithësecilit që angazhohet për paqe, mirëqenie e tolerancë.

“Ekselencës së tij dhe kryetar i SHBA-ve, i cili ka vlerësuar punën tonë, sukseset e arritura të miat jetësore, prandaj me një shprehje dhe me një fjalë, këtu para jush publikisht të them: Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Tre herë. Këtë mirënjohje nuk e konsideroj si të rastësishme, por mbi të gjitha e shoh si një vlerësim të bashkëpunimit dhe të bashkërenimit, të angazhimeve të përbashkëta në drejtim të lartësimit të vlerave të të dy popujve, popullit shqiptar dhe atij amerikan. E lus të Plotëfuqishmin, Allahun ta bekojë popullin amerikan. Zoti i dhashtë jetë Presidentit, ekselencës së tij, Donald Trump që ta udhëheqë në rrugën e shëndoshë, me perspektivë – deklaroi Sulejman Rexhepi.

Prezent në këtë ceremoni ishin edhe muftiu i Tetovës, Qani Nesimi, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Kosovës, Naim Tërnava, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka si dhe shumë personalitete të tjera publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button