Koncerti i madh i Vitit të Ri, kush do të këndojë në sheshin “Skënderbej” në Shqipëri

Si çdo vit, edhe këtë herë, në sheshin “Skënderbej” do të mbahet një koncert i madh festiv natën e ndërrimit të viteve. Këngëtarët më në zë të muzikës së lehtë shqiptare do të performojnë për disa orë në shesh dhe së bashku me qytetarët e Tiranës do të presin ndërrimin e viteve, transmeton Revista Class.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se koncerti festiv do të nisë në orën 22.30 të së dielës dhe do të vijojë deri në orët e para të 2018-ës.

Këngëtarët që do të jenë të ftuar të këndojnë natën e ndërrimit të viteve janë: Ronela Hajati, Kastro Zizo, Elhaida Dani, Tiri & Band, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda.

Gjithashtu, bashkia do të ketë edhe shumë surpriza e do të ndajë dhurata për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button