Ylli i telenovelave, në gjendje kritike për jetën pas aksidentit tragjik

Jessica Falkholt, aktorja e njohur britanike, e cila u bë e famshme pas serialit ‘Home and Away’, ka pësuar një aksident të rëndë me makinë së bashku me familjen e saj. Për fat të keq, makina me të cilën udhëtonte familja, u përplas me një automjet tjetër që u preu rrugën dhe për pasojë mbetën të vdekur tre persona, dy prej të cilëve ishin prindërit e aktores 28-vjeçare. Jessica dhe motra e saj 21-vjeçare Annabelle janë dërguar me urgjencë me helikopter në spital, New South Wales, të martën, por nga raportimet e para vijojnë të luftojnë me jetën, transmeton Revista Class.

Prindërit e aktores Lars Falkholt, 69 vjeç, dhe Vivian, 60 vjeç, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Aktualisht Jessica është në spitalin ‘St George Hospital’, ndërsa motra e saj në spitalin e Liverpool-it.

Një mik i familjes ka rrëfyer për ‘Sydney Morning Herald’: ‘Ishin një familje mjaft e ngushtë. Jessica është një njeri i mrekullueshëm.’ Inspektori i policisë Phil Brooks, tha: ‘Fatkeqësisht, anëtarët e familjes po udhëtojnë sa në St George dhe në spitalin e Liverpool-it për t’u ardhur në ndihmë motrave që vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.’

Falkholt ka luajtur rolin e Hope Morrison në serilin Home And Away (2016), një rol që ajo e luajti për 16 episode. Gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në filmin Harmony, i cili u realizua disa muaj pasi mbaroi seriali. Falkholt është diplomuar në Institutin Kombëtar të Artit Dramatik, në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button