Këshilli Gjyqësor ia ka marrë kompetencat Këshillit për Verifikimin e Fakteve

Deputetët i kanë votuar propozim-ndryshimet nga ligji për Këshillin Gjyqësor, me çka ky Këshill i ka marrë kompetencat të cilat i ka pasur Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe përgjegjësinë te gjykatësit, njofton Portalb.mk.

Votimi në Kuvend për ndryshimin e këtij ligji, ishte i fundit për vitin 2017, ndërkaq se kur do të vazhdojnë seancat plenare, kryetari Talat Xhaferi, plotësisht do t’i njoftojë deputetët.

Pas votimit të ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor, në seancat e radhës duhet që të votohet për shfuqizimin e Këshillit për Verifikimin e Fakteve dhe përgjegjësinë te gjykatësit.

Sipas ndryshimeve, Këshilli Gjyqësor tani është ai i cili do të udhëheq procedurë për përgjegjësinë e gjykatësve. Parashihet, pasi që të dorëzohet kërkesë për konstatimin e përgjegjësisë të ndonjë gjykatësi, Këshilli Gjyqësor duhet që të diskutojë nëse kërkesa do të pranohet ose jo.

Nëse e pranojnë atëherë me short nga anëtarët e Këshillit do të formohet Komisioni për Verifikimin e Përgjegjësisë në përbërje prej tre anëtarëve. Më tej, Komisioni duhet që ta njoftojë gjykatësin për të cilin është dorëzuar kërkesë për përgjegjësi, të dorëzojë të dhëna dhe dëshmi dhe të caktojë diskutim në të cilën do të nxirren dëshmitë.

Sipas ndryshimeve të parapara, pas diskutimit, Komisioni duhet që të përgatit edhe raport dhe bashkë me propozim-vendimin (pas ndalimit të procedurës kundër gjykatësit, për masë disiplinore ose për shkarkim të gjykatësit) ta dorëzojë deri te Këshilli Gjyqësor.

Më tej, Këshilli Gjyqësor, në seancë duhet të vendos nëse ndonjë gjykatës do të mbajë ndonjë përgjegjësi për ankesën ose jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button