KB: Në sulme ajrore në Jemen në një ditë vriten 68 civilë

Në dy sulme ajrore të koalicionit arab, i kryesuar nga Arabia Saudite, për një ditë janë vrarë 68 civilë në Jemen, deklaroi sot koordinatori humanitar i KB-së në Jemen, Xhejmi Mek Golldrik.

Në sulmin e parë ajror të martën, është goditur “një treg qarkullues popullor” në krahinën Taez dhe janë vrarë 54 civilë, midis të cilëve tetë fëmijë, theksoi Mek Golldrik. Sulmi i dytë ajror është realizuar në portin e Detit të Zi Hodeida, janë vrarë 14 persona nga një familje e njëjtë.

“Thellësisht jam i shqetësuar nga numri rritës i viktimave civile, të shkaktuara nga sulmet e përforcuara dhe joselektive në mbarë Jemenin”, deklaroi Mek Golldrik.

“Krahas viktimave nga të dy sulmet ajrore të martën, edhe 41 civilë janë vrarë dhe 43 janë plagosur në dhjetë ditët paraprake të luftimeve”, saktësoi ai.

Koalicioni arab e intensifikoi fushatën e saj ajrore kundër kryengritësve proiranianë huthë pas 9 dhjetorit, kur mburoja kundërajrore saudite takoi projektil balistik, të cilin kryengritësit e kanë lëshuar mbi kryeqytetin Riad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button