Putin: Shpërthimi në Shën Petërburg është akt terrorist

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi se shpërthimi i djeshëm i një bombe artizanale në një supermarket në Shën Petërburg, me ç’rast u lënduan 13 persona, është akt terrorist.

“Në Shën Petërburg dje u krye një akt terrorist”, deklaroi Putin në ceremoninë në Kremlin, në të cilën janë dorëzuar dekoratat e ushtarëve të cilët kanë marrë pjesë në operacionin sirian.

Ai theksoi se i ka urdhëruar shefit të Shërbimit Federal të Sigurisë gjatë arrestimit të kriminelëve të respektohet ligji, “por nëse jeta dhe shëndeti i pjesëtarëve tanë të forcave të sigurisë rrezikohet, atëherë të veprojë me vendosmëri, që të mos mbahen kurrfarë pengje, por menjëherë të likuidohen terroristët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button