Amerika Veriore dhe Kanadaja bllokohen nga bora dhe i ftohti

Reshje rekord të borës dhe një valë e të ftohtit polar e goditën Amerikën e Veriut. Temperaturat në disa vende të caktuara arritën minus 50 gradë Celsius.

Dakota Veriore është e njohur për nga dimrat e ftohtë, ndërsa temperaturat u ulën në minus 21 gradë Celsius. Autoritetet dhanë urdhër që të ndalojnë të gjitha aktivitetet të cilat zbatohen në hapësirë të hapur dhe është kërkuar të mos dalin prej shtëpive të tyre pa nevojë. Guvernatori i Nju-Jorkut, Endrju Komo, i paralajmëroi njerëzit që të jenë të vëmendshëm gjatë kësaj vale polare e cila pritet të zgjasë deri më 2 janar. Në pjesën veriore të shtetit, temperaturat pritet të bien deri në -40 gradë Celsius.

Jo larg Ujëvarave të Niagarës dhe pothuajse pranë kufirit me Kanadanë, në qytetin Iri, i cili ndodhet në pikën më veriore në Pensilvani, vetëm për 48 orë ra shtresë bore prej 1,5 metra. Reshjet e borës janë shoqëruar prej erërave të fuqishme. Autoritetet lokale shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe ju bënë thirrje njerëzve t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Meteorologët theksuan se rekordi prej 22 nëntorit të vitit 1956 me 51 cm borë, është tejkaluar në ditën e Krishtlindjeve këtë vit, kur vetëm për 24 orë në Iri shtresa e borës u bë 86 centimetra.

Vala e ftohtë është akoma më ekstreme në Kanada, ku në pjesën veriore të Ontarios priten temperatura prej minus 50 gradë Celsius.

Paralajmërime për motin ekstrem të ftohtë janë dhënë për provincat Kuebek, Ontario, Manitoba, Saskaçuan dhe Alberta. Atje temperaturat ranë dhe pritet të vazhdojnë të bien nën temperaturat e zakonshme për këto vende minus 10 deri në minus 20 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button