Promovohet Plan për zmadhimin e rritjes ekonomike

Vendosja e kushteve të njëjta për investuesit vendor dhe të huaj, të cilat do të vlejnë njëjtë edhe në zonat dhe jashtë tyre, kushte transparente dhe kritere për mbështetje, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja dhe për rritje të eksportit në botë dhe rajon, parashikon Plani qeveritar për rritje ekonomike.

Plani, nga sot do të jetë në dispozicion në ueb-faqen e Qeverisë dhe do të prezantohet para odave ekonomike.

“Debati ishte shumë i dobishëm dhe mund të konstatoj se kemi dokument final – plan serioz për rritje në të cilin janë integruar të gjitha vërejtjet dhe propozimet e ekspertëve dhe opinionit më të gjerë. Në bazë të këtij dokumenti Qeveria do të përpilojë edhe zgjidhje ligjore e cila do ta rregullojë mënyrën e realizimit të këtij plani në mënyrë sistematike”, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e djeshme për shtyp.

Ai theksoi se pritet që procedura të përfundojë deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm dhe pas sjelljes së llogarive përfundimtare nga marsi kompanitë do të mund të aplikojnë për masat dhe përfitimet që i ofron plani.

Për realizim të Planit, për vitin 2018 janë caktuar 3,1 miliardë denarë ose 50 milionë euro për programin për zhvillim ekonomik. Në mënyrë plotësuese janë caktuar edhe një miliardë denarë për masat aktive për punësim.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se Plani për rritje ekonomike bazohet në tre shtylla prej të cilave e para është për mbështetje të të gjithë operatorëve ekonomik, e dyta për kompanitë të cilat përfitojnë tregje të reja, ndërsa e treta u dedikohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat mund t’i shfrytëzojnë edhe masat nga shtylla e parë dhe e dytë.

Që t’i shfrytëzojë masat, çdo kompani duhet të ketë realizuar të ardhura më të mëdha vitin e kaluar nga tre vitet paraprake dhe të mos e zvogëlojë numrin e të punësuarve.

“Plani për rritje ekonomike është mbështetje e cila do të sigurojë rritje të ekonomisë dhe në qoftë se njihet nga investuesit pres që rritja e projektuar e BPV-së nga 3,2 për qind për vitin e ardhshëm të jetë më e lartë”, tha Angjushev dhe shtoi se me këtë plan investuesit e huaj të cilët janë tanimë të pranishëm në vend do të fitojnë mbështetje më të madhe nga paraprakisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP