Anija zviceriane me 129 persona në bord përplaset me shtyllën

Sipas informatave të deritashme, për pasojë kanë pësuar lëndime 27 persona ndërsa katër prej tyre me lëndime më të rënda janë transportuar në një spital.

Por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, bën të ditur Policia Federale e Gjermanisë.

Me rastin e përplasjes anija ka pësuar dëmtime, transmeton lajmifundit.

Në bordin e anijes “Sëiss Crystal” kanë qenë 129 persona, kryesisht turistë nga shtetet e Beneluksit. Një anije tjetër udhëtarësh i ka ardhur në ndihmë anijes së aksidentuar dhe i ka marrë pasagjerët e saj në bord.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button