Bllokim i trafikut dhe fluturime të anuluara për shkak të stuhisë së borës në Japoni

Stuhia e borës në Japoninë Veriore dhe Qendrore shkaktoi probleme në komunikacion dhe anulim të fluturimeve dhe trenave.

Sipas një gazete lokale, për shkak të stuhisë, sot janë anuluar 12 fluturime, dhjetëra trena dhe 15 anije udhëtimi në ishullin Hokaido. Qindra automjete janë bllokuar në magjistralen në rajonin Jamagata, ndërsa sot në mëngjes pati edhe fatkeqësi komunikacioni zinxhirore në të cilën morën pjesë mbi dhjetë automjete. Në fatkeqësi komunikacioni për shkak të ngricave në rrugë, në ishull janë lënduar dhjetëra persona.

Për shkak të presionit të ulët atmosferik mbi Detin e Okhotskut, Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi për rrezik nga valët e larta, orteqe në ishullin Hokaido dhe zonat bregdetare të Detit japonez deri në fund të ditës së nesërme.

Në Japoninë veriore dhe zonat bregdetare të Detit japonez ranë prej 60 deri 90 centimetra borë në 24 orët e fundit, lajmëroi televizioni EN Ejç Kej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button