Bramerc: Tribunali punoi në mënyrë të paanshme

Tribunali i Hagës, me aktgjykimet e tij, shkroi një pjesë të madhe të historisë së konflikteve në ish-Jugosllavi, tregoi se detyrën e tij ka kryer në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pavarësisht nga kombësia dhe feja i udhëhequr vetëm nga provat dhe ligji, deklaroi kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serxh Bramerc për “Veçernje Novosti” me rastin e mbylljes së gjykatës.

“Mendoj se drejtësia është realizuar përmes veprimeve, por gjithmonë them se kjo çështje duhet t’u parashtrohet viktimave”, shtoi Bramerc.

Ai thotë se është i kënaqur me punën e prokurorisë dhe rezultatet e Tribunalit për 24 vitet e fundit të punës.

Lidhur me çështjen se pse më shumë serbë janë dënuar, ai përgjigjet se ata luftuan në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë dhe se “autoritetet serbe kanë bërë spastrime etnike të tmerrshme në të gjitha ato vende”.

-“Nëse ky fakt themelor pranohet, atëherë nuk është aspak për tu befasuar që Tribunali dënoi më shumë serbë. Nëse ky fakt nuk pranohet, gjë që ndoshta ndodh me autoritetet serbe dhe publikun, atëherë vërtet ka të bëjë me refuzimin të pranohet e vërteta”, theksoi Bramerc. s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button