Deputetët e VMRO-DPMNE-së ende nuk kanë marrë vendim që të marrë pjesë në punën e Parlamentit

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë në punën e Parlamentit.

Në pres konferencën e sotme në selinë partiake deputetja Dafina Stojanoska, tha se ende janë në vazhdim bisedimet partiake për atë nëse do të kthehen në trupat parlamentare dhe në seancat.

Në njoftimin e VMRO-DPMNE, thuhet se koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së  gjatë ditës do të mbajnë takim në të cilin do të bisedohet rreth funksionimit të ardhshëm të Kuvendit.

Citohet se  grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në koordinim vendosi në periudhën e ardhshme që t’i definojë hapat për veprimtarinë e mëtejshme.

Deputetët e partisë, siç thuhet në njoftim e konfirmuan përkrahjen për  arrestimin e padrejtë të kolegëve dhe qytetarëve të tjerë lidhur me ngjarjet e 27-të prillit, duke i riafirmuar pozicionet se drejtësia nuk duhet që të shkelet për përndjekje politike.

VMRO-DPMNE, siç citohet në njoftim, konsideron se Republika e Maqedonisë mund të avancohet vetëm nëse dhoma ligjdhënëse funksionon në një atmosferë demokratike  ku do të krijohen kushte për pjesëmarrje të opozitës dhe participimi e saj në sjelljen e ligjeve.

LEXO: Takim Zaev dhe Mickovski: Nevojitet pjesëmarrje e opozitës në proceset reformuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button