Crnadak: Bosnja nuk e konsideron njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i BeH-së Igor Crnadak ka deklaruar se vendi i tij nuk e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se kjo pozitë nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

Ai për televizionin N1 tha se kjo duhet të jetë pozita e BeH-së, pa dhënë shpjegime nëse kjo është “për shkak se Republika Sërpska ka një pozitë të tillë.

Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ishte kritikuar tej mase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit.

Duke e komentuar lëvizjen e kongresmenit amerikan Majk Tarner, i cili dërgoi letër deri te sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson në të cilën theksoi se vendi duhet ta marrë rolin udhëheqës të Ballkanit dhe propozoi nënshkrim të marrëveshjes “Dejton 2”, Cërnadak tha se nuk ka nevojë për një të tillë.

“Nuk ka nevojë për një gjë të tillë, jam i sigurt edhe se nuk do të ketë, ai lloj i Intervencionizmit ndërkombëtar ka përfunduar. SHBA-ja do të jetë e pranishme në këto hapësira me dëshirën që të vijë deri në stabilizim, reforma, por angazhim nga ky lloj, të bëhet konferencë ndërkombëtare, të mblidhen të gjithë aktorët e rëndësishëm, kjo nuk do të ndodh, ka pasur qindra ide të tilla”, theksoi Crnadak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button