Gruevski ia dorëzoi kabinetin Mickoskit

Kryetari i nderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot ia dorëzoi kabinetin kryetarit të sapozgjedhur të partisë, Hristijan Mickoski, transmeton MIA.

“Kryetari i nderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i dëshiroi sukses në punë, kryetarit të sapozgjedhur Mickoski, duke theksuar se anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe qytetarët presin urtësi dhe mençuri në vendimmarrje, si dhe vendosshmëri në përballjen me sfidat e imponuara nga Qeveria, para se gjithash fiaskon ekonomike që po i ndodh shtetit, Qeverinë pa ide, lirinë e rrezikuar dhe shtetin e robëruar”, kumtoi Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se udhëheqja e VMRO-DPMNE-së paraqet nder të madh dhe sfidë, se do të jetë maksimalisht i orientuar  drejt plotësimit të pritjeve dhe krijimit të ofertës për atë që pritet nga VMRO-DPMNE që të jetë opozitë e përgjegjshme dhe kritike e ashpër e të gjitha politikave të pakuptimta nga qeveria.

“Prioritet do të jetë përforcimi i partisë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja e fuqishme do të paraqet faktor në krijimin e të ardhmes stabile të shtetit, mbrojtja e interesave të shtetit dhe vendosja e prosperitetit ekonomik të nevojshëm për qytetarët, si dhe ndërtim i urave të bashkëpunimit”, theksoi Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button