Amir Bilalli largohet nga Rabotniçki

Kanë vazhduar largimet e futbollistëve nga skuadra e “Parkut të Qytetit”, Rabotniçki. Bëhet fjalë për Amir Bilallin i cili këtë dimër ka vendosur të ndryshojë ngjyrat e fanellës. Mbrojtësi shtatëlartë erdhi te skuadra e Rabotniçkit si përforcim i madh, ndërsa ka luajtur në shumë ndeshje gjatë kësaj faze në kampionat, por si duket tani dëshitron që të ketë eksperiencë të re, edhe pse nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën.

Bilalli është futbollisti i gjashtë që po largohet nga Rabotniçki, pasi më herët këtë e kishin bërë Florian Kadriu, Emir Sahiti, Damjan Shishkovski, Tomisllav Iliev dhe Pogosjan. Nga të gjithë këta futbollistë deri më tani vetëm Iliev ka gjetur klub të ri, ndërsa të tjerët pritet të konfirmojnë për të ardhmen e tyre. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button