Tramp sërish e sulmoi zëvendës drejtorin e FBI-së

 Presidenti amerikan Donald Tramp dje përsëri e solli në pyetje paanshmërinë e zëvendës drejtorit të FBI-së Endrju Mekkejb, i cili planifikon të pensionohet pasi Trampi e sulmoi pas gjoja “disponimin kundër tij” në FBI.

“Si mund zëvendës drejtori i FBI-së Endrju Mekkejb, i cili ka udhëhequr së bashku me informatorin Xhejms Komi, me hetimet e gënjeshtares Hilari Klinton (duke i përfshirë edhe 33.000 porisitë e saj ilegalisht të fshira) gjatë hetimit të marrë 700.000 dollarë për fushatën e gruas së tij nga marionetat e Klintonit?, shkruajti Tramp në Tuiter.

Në vitin 2015 Xhil Mekkejb, bashkëshortja e zëvendës drejtorit të FBI-së, ka marrë donacione prej 700.000 dollarë për nevojat e fushatës parazgjedhore për Senatin e Virxhinisë nga guvernatori i shtetit, i cili konsiderohet për aleat të Hilari Klintonit, si dhe nga dega lokale e Partisë Demokratike. Në atë kohë, megjithatë Mekkejb nuk ishte zëvendës drejtor i FBI-së dhe nuk ka pasur rol mbikëqyrës në rastin me porositë elektronike të Klintonit.

Përveç kësaj, Tramp në një tuit shkruajti se Mekkejb “pret të skadojë afati që të pensionohet me pension të plotë” dhe se i ja lënë 90 ditë.

Tramp dhe aleatët e tij republikanë qartë treguan se nuk e dëshirojnë Mekkejbin në FBI, por ai është nëpunës, i cili nuk mund të pushohet pa dëshmi të qarta për shkelje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button