Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari Eugent Bushpepa është shpallur fitues i eidcionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH,fitore që e bënë përfaqësues të Shqipërisë në Eurovizion, shkruan KultPlus.

Ai ka kënduar këngën “Mall” dhe shumë herët fansat ishin rreshtuar për këtë këngë, si këngë fituese e këtij edicioni.

Eugenti shfaqet si kantautor në këtë rast pasi vet ka krijuar muzikën, tekstin dhe orkestimin e këngës që i solli atij fitoren dhe mundësinë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Në vend të dytë në Fest ’56 u rendit Redon Makashi me këngën “Egzistoj”, ndërsa në vendin e tretë Inis Neziri me këngën “Piedestal”.

Në intervistën e parë pas marrjes së kupës, ai në fjalët e para falenderoi RTSH dhe jurinë për vlerësimin dhe tha se do të jepte maksimumin në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong që do të organizohet më 18 maj 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button